Duro: Ja si e karikova ekipin pas fitores së Tiranës, kjo skema perfekte

schedule16:12 - 8 Shkurt, 2020

schedule 16:12 - 8 Shkurt, 2020

Shpëtim Duro është i lumtur për fitoren me Laçin. Trajneri i Kukësit analizon triumfin në emisionin ” Gol pas Goli” në Supersport, aty ku ndalet edhe te goli i pësuar dhe gjendja e ekipit të tij.

ETHEMI – “E garantoj Matkon se nuk do kem fare dhimbje koke. Jo se Ethemi ka dalë nga formacioni. Ka pasur disa probleme fizike, nuk ka qenë në nivelin që dua. Sot ka qenë në nivelin që dua unë. Ka bagazh të jashtëzakonshëm si lojtar. Tani që është në formë do të luajë dhe do të dalë nga loja një lojtar tjetër. Qëllimi të jetë i përbashkët dhe të arrijmë ku duam”.

NDESHJA – “Ndeshjet në Elbasan i kam frikë, sepse është një ambient i akullt. Ishte një test jashtëzakonisht i vështirë. Laçi ka individualitete, është ekip i ekuilibruar dhe është fitore shumë e rëndësishme në këtë moment”.

PRESIONI – “E kemi kaluar me qetësi, i thashë ekipit që Tirana bëri detyrën, ne do bëjmë tonën, kampionati është i gjatë. Për fat e fituam ndeshjen”.

TIFOZËT – “Para 5 vjetësh, isha trajneri i Partizanit. I bëra thirrje Federatës të ishin tifozët e Tiranës. Mua më pëlqen ambienti plot tifozë. Edhe pse Tirana mund të ketë më shumë tifozë se ne në Air Albania, është kënaqësi, e them sinqerisht, diçka e bukur për futbollin tonë. Pastaj, se kush fiton është çështje tjetër”.

GOLI I PËSUAR – “Edhe unë u mërzita për atë gol. Gjëra që ndodhin në futboll, por duhet të evitohej. Rëndësi ka që e përmbysëm rezultatin dhe fituam ndeshjen”.

TAKTIKA – “Kjo është vendosje që e kam aplikuar shumë edhe në Turqi. Skuadra është perfekte me këtë vendosje. Çelësi është Lulaj, është lojtar taktik dhe e ka kuptuar rolin. Kjo skemë i jep përparësi veprimeve në krah të Mustës dhe Maliqit. Janë të shpejtë dhe dalin shpesh përpara, por nuk është skemë mbrojtëse, i krijon ekuilibër ekipit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!