Duro: Është herët për titullin, në derbi nuk bëj tifo për Tiranën

schedule18:46 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 18:46 - 7 Dhjetor, 2019

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport, menjëherë pas fitores 1-3 përballë Tiranës. Numri një i pankinës verilindorë tha se skuadra e tij ka pasur disa vështirësi, por pushimi prej dy javësh ka qenë shumë favorizues.

NDESHJA – “Pësuam golin nga një gabim. Gjithmonë nuk kemi qenë mirë në pjesët e para, sepse ndikon edhe presioni për objektivat. Është hera e parë që skuadra ka qenë e plotë. Këto dy javë na ndihmuan shumë për të rikuperuar lojtarët”.

TITULLI – “Është shumë herët dhe kampionati është shumë interesant. Për mendimin tim, siç u thashë dhe çunave, kjo ka qenë ndeshja më e mirë për ne. Kemi dominuar edhe kur ishim në disavantazh dhe më pas”.

VËSHTIRËSITË – “Do të kemi gjithmonë vështirësi, por problemi kryesor është që nuk luajmë përkrah tifozëve tanë. Ky është një element shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të kalojmë në eufori dhe besoj se do të kemi vështirësi me skuadrat dytësore.

TIFOZ ME TIRANËN – “Nuk ka shans që të bëj tifo për Tiranën, sepse jam rritur me Partizanin”./abcnews.al