Duro: E mendoja më të vështirë Vllazninë, Bylis rivali më i fortë

schedule15:23 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 15:23 - 18 Dhjetor, 2019

Shpëtim Duro i gëzohet vazhdimësisë së rezultateve pozitive të Kukësit. Pas ndeshjes me Vllazninë, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Sot ka qenë një fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadre që ishte shumë mirë, kompakte dhe e organizuar. E prisja ndeshjen më të vështirë sot. Duhet ta zgjidhnim më shpejt, pasi goli na krijoi tension dhe mund të rrezikohej fitorja”.

“Pavarësisht se Vllaznia shënoi, nuk rrezikoi më pas. Duhet ta kishim mbyllur që në pjesën e parë. Humbëm 4-5 raste në pjesën e parë për të shkuar 0-2. Skuadra luajti shumë mirë, por pengu ishte që duhet ta mbyllnim dhe të ishim më të qetë”.

“Ne e administruam shumë mirë ndeshjen përpara golit të Vllaznisë, ata nuk kishin krijuar asnjë rast. Skuadra ka ardhur e plotë 4-5 ndeshjet e fundit, si asnjëherë tjetër. Musolli më prishi punë, edhe Limaj që u dëmtua”.

“Këtu është problemi, ne jemi skuadër shumë e kompletuar. Nuk kam qejf të bëj shumë lëvizjë, 1,2 ose 3 lëvizje maksimumi. Do shohim pas ndeshjes së fundit se çfarë mund të bëjmë. Rivali më i vështirë? Ai që është në vend të dytë. Nuk e di se kush është, por ajo është skuadra më e fortë”.

“Vllaznia ka dy qendërmbrojtës shtatlartë, punuam me tërheqjen e Vasilit dhe futjan e Et’hemit dhe Rrocës. Funksionoi dhe ashtu erdhi goli. Edhe Spostimi i Gavazajt dhe Abazajt në qendër funksionoi.

Zëvendësimet? Dalja e Limajt ishte e detyruar. Kalova me tre në qendër në pjesën e dytë. Lulaj është lojtar shumë taktik, përshtatet mirë me skuadrën në çdo rol. Funksionuan zëvendësimet. Edhe Musta doli nga një dëmtim“, përfundon trajneri i Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!