Duro: Luhet të mos humbet, Partizani favorit në derbin kundër Tiranës

schedule23:30 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 23:30 - 3 Dhjetor, 2020

Nesër luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kryendeshja e futbollit shqiptar nis prej orës 18:00 në një “Air Albania” pa tifozë. Shpëtim Duro ka provuar emocionet e kësaj sfide në pankinën e Partizanit, ekip që e ka drejtuar disa herë. Trajneri i njohur shqiptar flet rreth derbit të kryeqytetit në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC.

Nuk është derbi siç jemi mësuar me stadiumin plot e përplot. Ka efekt tjetër. Mbaj mend derbet kur tifozët niseshin nga katër këndet e qytetit dhe marshonin drejt stadiumit. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit, ka qenë e tillë edhe para viteve ’90. Është derbi i parë i sezonit, patjetër që do ketë rëndësinë e vet për ecurinë e dy ekipeve.

Humbja në derbi ka shumë situata të rrezikshme mbrapa. Çdo trajner mendon të mos e humbë derbin, fitorja do të jetë pastaj shumë e rëndësishme. Të dy skuadrat mendojnë të mos e humbin derbin, edhe prej rivalitetit të tifozëve. Trajnerët? Ka rol përgatitja e ndeshjes në këto ndeshje, fus edhe trajnerët këtu. Ndërtimi dhe përgatitja e ndeshjes është e rëndësishme, por ndikon edhe fati.

Partizani duket më mirë, është në krye, moralisht është më mirë dhe skuadrën e ka të plotë. Tirana e ka filluar këtë sezon me mjaft probleme, rezultate negative, ndërrime trajnerësh, dëmtime dhe largime të lojtarëve kryesorë të sezonit të kaluar. Them se Partizani është më i favorizuar. Gjithsesi, në derbi këto elemente nuk merren parasysh.

Derbi 2-1 vjet e tregoi, Tirana ishte në gjendje të keqe, ndërsa Partizani ishte në vend të dytë. Tirana fitoi atë derbi dhe atë 5-1, dhe fitoi titullin, ndërsa Partizani shkoi drejt greminës. Një humbje e Tiranës e ndërlikon shumë situatën për ta, për vazhdimësinë. Partizani është në pozita më komode, ka kohë për rikuperim në javët e ardhme, edhe nëse humbet“, përfundon Shpëtim Duro. /abcnews.al