Duro: Daku e justifikoi veten, arbitri po bënte kursin te Kukësi

schedule16:00 - 3 Nëntor, 2019

schedule 16:00 - 3 Nëntor, 2019

Kukësi fitoi me vuajtje ndaj Flamurtarit dhe pas ndeshjes paraqitjen e skuadrës së tij e analizoi trajneri Shpëtim Duro. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai tha: “E kisha frikë shumë këtë ndeshje, pasi janë të vështira ndaj një kundërshtari që ka pasur probleme.  Shkurtaj është nga më të mitë dhe nuk e ka pasur mundësinë të luajë. Dakun jam munduar ta aktivizoj. Sot ishte hera e parë në formacion dhe e justifikoi. E përgëzoj për këtë fitore që i dha skuadrës”.

:Musta nuk ka akoma formën e duhur, madje edhe 45 minuta i ka shumë. Isha i kushtëzuar, kisha mungesa. U dëmtua edhe Abazaj. Spostova në krah Ethemin dhe Kitanovksin në qendër. Nuk u ambientua dhe më pas e zëvendësova”.

“Me rëndësi është që skuadra të ecë, edhe sulmuesit do të vijnë në formën e duhur. Shkurtaj ka shënuar dhe shpresoj të rikthehet në takimin  tjetër. Limaj nuk do të jetë për dy javë. Shpresojmë që Abazaj të mos ketë problem të rëndë. Nuk kemi stolin me lojtarë si Abazaj dhe Gavazaj. E kisha frikë këtë ndeshje prej faktit që luanim pa tifozë, plus edhe prej mungesave që kishim”.

“Arbitri e pa rastin e penalltisë. Një moment e vendos ndeshjen, mund edhe të goditeshim.  Shumë mirë që paska ardhur për të bërë kursin te Kukësi. Ajo është “suplex”, si i thonë në mundje. Arbitri ka qenë pesë metra larg dhe e ka parë gjithçka. Kur fiton këto gjëra janë minimale, po të dilte ndryshe do ishte situatë tjetër”.

“Xhika? Shpëtoi skuadrën në 2-3 momente. E njoh mirë si portier dhe kisha besim tek ai, ndaj edhe e thirra te Kukësi në një moment emergjent. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me të gjitha ndeshjet që ka bërë. Sot na shpëtoi dy herë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!