Duro: Barazimi ndaj Partizanit vlen, Laçi i rrezikshëm me sulmin e plotë

schedule18:17 - 28 Prill, 2021

schedule 18:17 - 28 Prill, 2021

2-2 përfundoi sfida e luajtur në Kurbin mes Laçit dhe Partizanit. Vendasit i qahen faktin që nuk mundën të ruanin avantazhin, me Stenio Junior që evitoi disfatën e ekipit kryeqytetas.

Trajneri i bardhezinjve, Shpëtim Duro foli për Supersport rreth ndeshjes, garës për titullin dhe mungesave të shumta në repartin ofensiv.

Takimi ishte i vështirë dhe i fortë, kundërshtari kishte moral dhe organikë të plotë. Ne kemi pasur probleme. U vështirësua shumë, skuadra tregoi karakter, përmbysi rezultatin. Ishim afër fitores, na vjen keq, por barazimi ndaj Partizanit është i pranueshëm. Na vjen keq që nuk fituam, por ky është futbollit.

Mungesat në sulm? Nuk kanë shënuar sulmuesit, por është pozitiv shënimi i golave nga lojtarët e tjerë. Nuk duhet të qahemi nga munguesit, por skuadra ishte shumë pozitive në sulm kur i kishim të gatshëm Mazrekajn, Nwabuezen, Van Dave dhe Xhixhën.

Golat e pësuar? Edhe goli i parë ishte aksidentalisht, për faj të gabimeve tona. Te goli i dytë toleruam mbulimin e Asanit, por nuk u mbulua as lojtari që shënoi golin. Shfaqi probleme në momente të veçanta mbrojtja, por pati edhe momente pozitive, ishte agresive.

Ishte një ndeshje e luftuar nga dy skuadrat, ishte pozitive. Titulli? Përsëri jemi aty, përsëri kemi shpresa. Skuadrat kanë përballje me njëra-tjetrën, do të jetë luftë e ashpër deri në fund. Më ka shqetësuar vetëm fakti që grupi nuk ka qenë i plotë, sidomos në sulm.

Skuadra bëhet shumë e rrezikshme po t’i kemi të gjithë, por e përsëris, edhe barazimi është i pranueshëm. Jemi akoma aty“, theksoi trajneri i ekipit laçian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!