Duriqi: Negociatorët evropianë po dështojnë, dialogu po ‘lëviz’ nga Brukseli në Uashington

schedule16:36 - 18 Maj, 2023

schedule 16:36 - 18 Maj, 2023

Analisti Visar Duriqi nga Insajder, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku tha se negociatorët evropianë po dështojnë në planin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, këtë proces po e marrin në dorë Shtetet e Bashkuara.

“Nëse Vuçiç iu bën thirrje për rezistencë paqësore duke thënë se nuk do të pranohen këto kryetar, në të ardhmen qeverisë do t’ua vështirësojë më shumë punën. Për shkak se nëse fillojnë me krijuar bllokada do të kemi kriza humnitare atje. Për mesazhet amerikane, do të shihni më shumë aktivizëm dhe vërjen në pah të politikës amerikane sepse edhe ata negociatorët evropianë po shkojnë drejt rrugës së dështimit. Ky aktivitet i zyrtarëve më të lartë përfshirë edhe ambasadorin amerikan, duke përfshirë edhe negociatat, na bën të qartë se vendi ku do të mbahen negociatat ngadalë po lëviz nga Brukseli në Uashington.”, tha Duriqi.

Ndërkaq, ai komentoi edhe thirrjet e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier për të shmangur tensionet në veri të vendit. Sipas tij, mesazhi që përcolli ambasadori ka qenë i nevojshëm për të qetësuar serbët të ndikuar nga propaganda se kryetarët do të hyjnë me forcë në komuna.

“Është dashur me e thënë edhe ambasadori sepse ka qenë një propagandë nga autoriteteve serbe se shqiptarët e zgjedhur atje do të futen me forcë. Deri tani qeveria e Kosovës nuk ka pasur as tendencë që të futen me forcë për arsye se zgjedhja e kryetarëve me forcë nuk do të ketë asnjë kuptim dhe nuk do të prodhonte kundërefekt. Ambasadori është dashur ta thotë këtë gjë është se qetësoi gjakrat e serbëve dhe jo se qeveria e Kosovës ka plan që të futet me forcë në këto objekte. Deri tani nuk kemi parë një tendencë të qeverisë së Kosovës që të përdorë Njësinë Speciale të vendoset dhe të bëhen këto konstituime politike”, tha Duriqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!