Duma: Rasti i Xheisilës, qeveria në kufi të çnjerëzores

schedule14:03 - 28 Shtator, 2018

schedule 14:03 - 28 Shtator, 2018

Demokratët vijojnë denoncimin e heshtjes së kryeministrit për rastin e Xheisila Malokut, vajzës nga fshati Nikël i Krujës e përfshirë në skandalin për të cilin akuzohet djali i deputetit socialist Rrahman Raja. Për deputetn Grida Duma, fakti që vajza nuk ka ende një urdhër mbrojtje dhe kryeministri hesht për rastin e saj, janë prova të qarta të një qeverie që të dhunon me pushtet.

Grida Duma: “Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të vajtohet ditën nga pushteti. Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë. Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që “tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo”. Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim makabër, vetëm me bekimin e Edi Ramës bëhet e mundur që:
– djali dhunues i deputetit sot nuk arrestohet dhe është në gjendje të lirë,
– viktima, vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit pa urdhër mbrotje ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën me babain e vdekur dhe pa asnjë mbrojtje familjare.
Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e Edi Ramës buçet vetëm në veshët e shqiptarëve me thirrje të fortë që shpëtimi I tyre është rrëzimi i këtij pushteti dhunues mbytës e çnjerëzor”./abcnews.al