Duma: 9 kushtet e Bundestagut do të detyrojnë Ramën të ulet në dialog

schedule15:10 - 1 Tetor, 2019

schedule 15:10 - 1 Tetor, 2019

Anëtarja e Kryesisë së PD, Grida Duma është e bindur se 9 kushtet gjermane do ta detyrojnë kryeministrin Rama të ulet për zgjidhur krizën politike. Në një intervistë për ABC News, Duma thekson se PD mund të vijë në pushtet përmes një procesi të koordinuar dhe transparent brenda së djathtës.

Grida Duma është e bindur se opozita pas 6 vitesh e ka arritur qëllimin e saj. Imponimi që Bundestagu gjerman ka bërë përmes kushteve te vendosura për çeljen e negociatave, për anëtëren e kryesisë së Partisë Demokratike janë sinjal i qartë se Edi Rama nuk mund të refuzojë më zgjidhjen e krizës politike.

Llogaridhënien e kërkon nga forca e saj politike. Pas 6 vitesh beteja opozitare brenda dhe jashtë institucioneve, Duma e sheh ardhjen në pushtet përmes një procesi të kordinuar dhe transparent brenda vetë të djathtëve.

Kontributin në reformën zgjedhore e sheh si një hap pjekurie të Partisë Demokratike, por edhe në këtë rast sygjeron që garancia në proces të sigurohet nga ndërkombëtarët.

Bindjen e ka se ndryshimi i sistemit zgjedhor do të ishte një hap pozitiv, por vendimarrjen për këtë nismë e lë në gjykimin e opozitës së bashkuar.

Rikthimin e ish-funksionarëve të lartë të PD nuk e sheh si problem, por kërkon që për hir të aksionit opozitar të ketë një përpjestim të drejtë mes kontributit dhe vlerës që gjithësecili ka në parti.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi fundjavën që lamë pas strukturat më të larta të PD dhe kërkoi nga të gjithë mobilizim për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij kriza politike është në fazën finale të zgjidhjes së saj. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!