Khloe Kardashian është vënë shpesh në qendër të kritikave për shkak të akuzave se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Së fundmi, 36-vjeçarja është komentuar sërish për paraqitjen e saj.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” postoi një tjetër foto në rrjete sociale, ku ka tërhequr me flokët e saj brune. Gjithaahtu këndi i realizimit të fotografisë , ka bërë që fytyra e saj të dukej shumë më ndryshe.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e saj të vijojnë me kritikat se duket shumë ndryshe. “Unë mendova se ishte Kourtney në pamje të parë …”, ” Dukesh shumë ndryshe” kanë qenë disa nga komentet e ndjekëse.
Kujtojmë që Khloe është përfolur se është rikthyer në krahët e ish-partnerit Tristan Thompson, me të cilin ka dhe një vajzë. xh.d/abcnews.al



