Shërbimi Onkologjisë në Spitalin Amerikan 1 pavarësisht vështirësive të pandemisë, ka qenë funksional dhe pa ndërprerje.
Dr. Esmeralda Sera, mjeke onkologe pranë këtij spitali, shprehet se protokollet e sigurisë zbatohen me rigorozitet.
“Ka qenë me të gjitha protokollet e vendosura nga OBSH të zbatuara dhe ky shërbim nuk ka pushuar asnjëherë gjatë gjithë periudhës sa pandemisë. Pacientët me kancer, duke zbatuar protokollet i kanë marrë të gjitha shërbimet.”
Por a duhet ta marrin vaksinën anti-covid pacientët me kancer? Mjekja onkologe thekson se po, duke shpjeguar se kur është momenti më i përshtatshëm.
“Pacientët me kancer, si një grup mjaft i rrezikuar, duhet ta marrin por gjithnjë duke qenë me kontroll dhe duke ndjekur këshillat e mjekut…”
Teksa pacientët ndihen të stepur për shkak të Covidit të shkojnë tek mjeku, specialistët në Spitalin Amerikan 1 bëjnë thirrje që nuk duhet të neglizhohen kontrollet periodike.
“Të gjithë pacientët që vuajnë nga kanceri duhet të vijnë vazhdimisht dhe nuk duhet ta lënë në asnjë mënyrë terapinë pas dore. Kanceri është një sëmundje që mund të avancojë dhe nuk duam që këta pacientë t’i kapë në faza të avancuara.” /abcnews.al/