Një 99-vjeçar, veteran në Angli ka arritur që të mbledhë 2 milionë paund për t’ia dhuruar Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në vend në luftën kundër koronavirusit. Tom Moore si fillim kishte si synim të mblidhte 1 milionë paund, por i kaloi pritshmëritë që kishte.
Edhe pse mezi ecën, Tom ishte betuar që do të bentë 100 xhiro rreth koptshtit të tij deri të enjten. I moshuari e mori këtë iniciativë në mënyrë që t’i nxiste njerëzit që të dhuronin para për të ndihmuar mjekët që po luftojnë në vijën e parë koronavirusin, shkruan abcnews.al
Më shumë se 98,000 persona nga e gjithë bota kanë dhuruar para në uebfaqen ku ai po bledh fonde për prej krijimit të llogarisë javën e kaluar.
99-vjeçari filloi të mbledhë fonde për të falënderuar stafin “e mrekullueshëm” të NHS që e ndihmuan atë për të luftuar kancerin dhe probleme të tjera mjekësore që ka pasur.
Kur kuptoi se kishte arritur që të mblidhte 1 milionë paund, Kapiteni Tom, siç njihet ndryshe, u shpreh se i dukej e pamundur që nisma e tij po jepte rezultate të tilla. /abcnews.al/