Dukagjin, dy persona i vënë flakën një fuoristrade pas grabitjes

schedule16:54 - 23 Nëntor, 2017

schedule 16:54 - 23 Nëntor, 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pult të Dukagjinit. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një makine tip fuoristrade dhe pasi si e kanë ndaluar, kanë grabitur pasagjerët që udhëtonin me të. Edhe pse u kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë pasagjerëve, grabitësit nuk janë mjaftuar. Ata i kanë vënë zjarrin mjetit për të fshehur gjurmët. Policia ende është duke u marrë me verifikimet në vendin e ngjarjes./abcnews.al