Kreu i FSHF, Armando Duka po ndjek nga afër seancën e parë stërvitore të Kombëtares shqiptare.
Duka shtoi se FSHF ka vënë në dispozicion të ekipit gjithçka për të arritur te kualifikimi në Euro 2024.
“Kemi venë gjithçka ne dispozicon të ekipit për rezultatet pozitive. Nuk është e lehtë, do jetë edhe më e vështirë kjo dhe për faktin e një kalendari mjaft të ngjeshur. Uroj sa më pak dëmtime për të arritur te objektivi i vetëm kualifikimi në Euro 2024.
Përshtypjet e para nga Sylvinho?
“Ndryshe nga më parë, stafi ka qenë i angazhuar 100% në Shqipëri. Trajneri dhe stafi tij duken më aktivë, edhe lojtarët duken me një energji më shumë pozitive. Shpresoj që kjo energji të na ndihmojë për të arritur një rezultat pozitiv në Shqipëri.
Kërkesa kryesore ka qenë ta nisnim edicioni në “Shtëpinë e Futbollit”. Faleminderit administratës së FSHF-së, kanë punuar nga 24 orë për ta patur gati për sot.
Ekipi është i angazhuar, shpresojmë të marrim rezultat pozitiv në Poloni. Kemi bërë gjithçka për ekipin kombëtar. Objektivi ynë është kualifikimi në Euro 2024. Nuk është grup i lehtë, luhet në periudhë të ngushtë. Uroj të kemi sa më shumë të reja sa i përket rezultateve“, theksoi Duka. /G.D abcnews.al/