Zyrtarizohet skuadra e re e Hakim Ziyech. Ylli i Ajax do të largohet në fund të sezonit nga Amsterdami dhe do të vazhdojë karrierën te Chelsea. Klubi londinez do të paguajë 45 milion euro për shërbimet e 26-vjeçarit maroken.
Klubi holandez ka zyrtarizuar marrëveshjen me homologët anglezë me anë të një video në rrjetet sociale. “Hey Chelsea, duhet t’i besoni magjive të Ziyech dhe gjëra të bukura do të ndodhin“, shkruajnë “Harkëtarët”.
Ziyech ka qenë një nga pikat më të forta të Ajax në vitet e fundit, teksa është pjesë e klubit më të madh holandez prej gushtit të vitit 2016. Lojtari aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë dhe mesfushorit ofensiv, teksa numëron 12 gola të shënuar me kombëtaren e Marokut. /abcnews.al
Hey @ChelseaFC, you have to believe in his magic.
And great things will happen. ?
#??????????? pic.twitter.com/XMYCtuYR2e
— AFC Ajax (@AFCAjax) February 13, 2020