Rreth dyzetë fëmijë, nxënës të ciklit fillor dhe 20 fëmijë të kopshtit nuk janë futur sot në shkollën e Grizës në Patos. Shkak, sipas prindërve, është bërë urdhri për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë në Patos pasi godina është e amortizuar.
Prindërit nuk janë dakord që fëmijët të shkojnë në shkollën e Patosit. Godina ka çarje të mureve që specialistët nuk i marrin përsipër për riparim. Deri në një kthim përgjigje nga Instituti Kombëtar i Ndërtimit, në dispozicion për nxënësit dhe mësuesit janë vënë autobusë. /abcnews.al/