Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme mblodhi për rreth 2 orë kryebashkiakët në Elbasan duke u dhënë detyrat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Gazetarja Esiona Konomi raportoi për abcnews.al se kryesocialisti u dha tre porosi 59 kryebashkiakëve socialistë, që duhet të mbajnë në këmbë fushatën e PS-së.
Lexo edhe: Në pritje të porosive nga Rama, socialistët ngjitur në Elbasan, të qeshur dhe përshëndetje me grusht
Prioritet është puna që bashkitë dhe kryebashkiakët duhet të bëjnë në rrjetet sociale, të propagandojnë punën e bashkive dhe qeverisë dhe të ministrive, në mënyrë specifike të rindërtimit, pra një pompim më të madh për të shpërndarë materialet që do të bëjnë ekipet elektorale.
Lexo edhe: Kush është më shumë aktiv në rrjetet sociale nga socialistët? Zbulohet raporti me emrat
Shtylla e dytë është e bizneseve të prekura nga pandemia, që Edi Rama kërkon të bëhet kujdes për të mos i bezdisur nga inspektoratet për të mos rënduar barrën, pasi mund të shkaktojnë pakënaqësi dhe sjellin ulje të punësimeve.
Lexo edhe: Objektiv mandati i tretë, Rama mbledh kryebashkiakët socialistë në Elbasan
Dhe shtylla e tretë janë punësimet, jo vetëm për ata në shtet, por të jenë promotore të lidhjes me kompani private. Vëmendja kryesore ka qenë te procesi i rindërtimit. Ai ka kërkuar që cdo rast denoncimi të merret në konsideratë, që asnjë të mos jetë “ushqim” për të nxitur një imazh negativ që mund ti përkthehet në kosto./ d.b/abcnews.al