Duhet ta menaxhojmë mirë veten, Fuga: Shqiptarët t’i thërrasin mendjes, duhet ta luftojmë virusin në këtë fazë

schedule20:30 - 17 Mars, 2020

schedule 20:30 - 17 Mars, 2020

Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Abc News është mbrëmjen e së martës akademiku Artan Fuga. Profesor Fuga foli për mënyrën sesi po përballohet situata e krijuar nga koronavirusi nga qytetarët.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij profesori tregoi se bota ka kaluar epidemi më të mëdha dhe gjithmonë lufta është fituar. Por, sipas tij në këto raste, si kolera në qytetet mesjetare si Napoli, Venecia, Firence etj, “lufta” është fituar duke u marrë masa të jashtëzakonshme.

“Njërëzimi është përballur me këto rreziqe shfarosëse duke marrë masa të jashtëzakonshme. Dhe, ky është heroizmi i njeriut. Heroizimi i sotëm është që të dominosh psikologjikisht veten. Të jetosh me vetveten dhe ta menaxhosh mirë veten.”

Sipas Fugës nëse ne e injorojmë rrezikun atëherë po i japim vetes etikën e një vrasësi, dhe mospasja e simptomave nuk duhet të jetë arsye për të lëvizur të lirë pa menduar për të tjerët.

Profesor Fuga theksoi gjithashtu se e mira është që epidemia të luftohet mirë në këtë fazë pasi nëse situata nuk merret seriozisht atëherë mund të dalë jashtë kontrollit.

Sipas tij, nëse virusi përhapet shumë, sistemi ynë shëndetësor nuk do mund ta përballojë dot fluksin. Prandaj “çdo shqiptar duhet t’i thërrasë mendjes dhe të mendojë se më e mira është ta luftojmë këtë fazë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!