“Duhet strategji”, Sallaku: Universiteti Bujqësor për 6-7 vite do të ngrihet shumë lart në renditje

schedule13:34 - 2 Tetor, 2023

schedule 13:34 - 2 Tetor, 2023

 

Universiteti  Bujqësor rankohet më lart se Universiteti i Tiranës, e kjo për rektorin e universitetit, Fatbardh Sallaku nuk është ndonjë suprizë, pasi nuk është hera e parë që UB është në vendin e parë.

Sipas rektorit të Universitetit Bujqësor universitetet në vend duhet të ndjekin një strategji afatgjatë, pasi nuk mund të bëhet ndryshimi për 2-3 vjet.

Ai shprehet i sigurtë se Universiteti Bujqësor për 6-7 vitet e ardhme do të rankohet njëjtë me universitetin e Beogradit apo të Lubjanës.

“Në radhë të parë, Universiteti Bujqësor nuk është hera e parë që është në vend të parë, sepse ka disa specifika të veçantë.

Ne nuk mund të presim që ne brenda 2-3 vitesh të arrijmë nivelin e universitetit të Lubjanës apo Beogradit, ndaj po them që duhet një strategji. Programet që në ofrojmë të ristrukturohen totalisht, e gjithë oferta akademike të ketë një riorganizim, sepse ka një mbivendosje dhe e treta dhe më e rëndësishmja  transferimi i teknologjive.

Të gjithë këto elemente në vetvete kanë nevojë për t’u ristrukturuar. Ne duhet ta pranojmë realitetin, ky është realiteti. Ajo që unë jam i sigurtë që nëpërmjet punës që po bëjmë në UB, në një hark kojor 6-7 vite patjetër që do t’i ofrohet me universitet e Lubjanës dhe Beogradit. Bëhet fjalë për një “martesë” me një nga unversitetet më të mira për të bërë ristrukturim dhe ne jemi gati për ta bërë këtë ristrukturim” tha Sallaku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!