“Duhet ndërhyrje nga faktori shqiptar i rajonit”, Kulluri: Kurti të ulet në tavolinë me Ramën

schedule18:01 - 16 Qershor, 2023

schedule 18:01 - 16 Qershor, 2023

Në intervistën për “News Line” me gazetaren Viol Xhafaj, analisti Edvin Kulluri tregoi se si e sheh propozimin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai thotë se faktori shqiptar në Shqipëri edhe në Maqedoni të Veriut duhet të ndërhyjë për situatën në Kosovë.

“Edhe Rama ka pasur tensione me Kurtin për shkak se edhe Rama duhet të ishte treguar i kujdesshëm në takimet bilaterale me prezencën e Vuçiç në tavolinë. Por këto kohët e fundit është treguar i kujdesshëm deri para një jave ku ndërhyri drejtpërdrejt. Mendoj se faktori politik shqiptar duhet të ndërhyjë qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Maqedonia sepse është interesi i përbashkët i hapësirës shqiptare. Besoj se Rama ka ndërhyrë me kujdes duke e çuar draftin tek SHBA dhe BE.

Uroj ta ketë konsultuar me ndërkombëtarët sepse nëse ka hyrë pa konsultim paraprak do të ishte e nxituar. Nëse është një propozim aq i mirë sa do të pranohej nga ndërkombëtarët, besoj se nuk ka bërë gabim. Por Kurti mund ta rrëzojë këtë propozim dhe të bëjë një më të mirë. Në këtë kuptim e kam parë Ramën si një lëvizje shahu që ta vërë në një presion pozitiv Kurtin që ai t’i japë drejtim kësaj çështjeje. Fakti është që propozimin e QUINT-it s’e pranon, propozimin e administratës Trump e kundërshtonte, po çfarë do ai?

Do të bëjë Don Kishotin dhe të luftojë me Serbinë, Rusinë, Kinën dhe BE-në? A mundet ta realizojë pavarësimin e Kosovës pa SHBA, BE dhe Shqipërinë. Kurti duhet të ulet me kryeministrin e Shqipërisë sepse jemi vendi amë, e harroi Kurti se kush i hapi dyet për shqiptarët e Kosovës në ’99”, theksoi analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!