Duhet emër i madh në mbrojtje, Barcelona “piketon” shokun e Hysajt

schedule17:40 - 7 Maj, 2021

schedule 17:40 - 7 Maj, 2021

Barcelonës i duhet dhe e kërkon prej kohësh një mbrojtës të nivelit të lartë, teksa së fundmi zbulojnë edhe lëvizjen e fundit të katalanasve në lidhje me këtë pozicion.

Gazzetta dello Sport raporton se Kalidou Koulibaly është dëshira e Barcelonës për mbrojtjen, çka do ishte në lojtar që do rriste ndjeshëm fuqinë dhe cilësinë në mbrojtje, një repart ku janë bërë shumë gabime gjatë këtij sezoni.

 

Katalanasit duan të përfitojnë nga situata e vështirë financiare e Napolit, me presidentin De Laurentins që është gati të negociojë për Koulibaly për një çmim prej të paktën 50 milionë euro, ndryshe nga më parë, kur nuk e lëshonte pa një “shekull milionash”.

 

Kontrata e 29-vjeçarit skadon në verën e vitit 2023 dhe kjo është mundësia e fundit e Napolit për ta shitur me çmim të mirë. Nga ana tjetër edhe Koulibaly kërkon një projekt më të madh, veçanërisht në Europë.

Barça do tentojë ta ulë çmimin me ofrimin në tavolinë të Samuel Umtiti. Largimi i Koulibaly do i jepte më shumë hapësira Rrahmanit në prapavijë, me dardanin që iu desh të priste me muaj për të debutuar në ndeshje  zyrtare. /abcnews.al