“Dueli” në distancë mes Dua Lipës dhe Rita Orës, kush mblodhi më shumë njerëz? Përgjigjet pikante të politikanëve

schedule22:46 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 22:46 - 4 Dhjetor, 2022

Në 110-vjetorin e Pavarësisë. Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa performoi në Tiranë.

Përveç eventeve të ndryshme të realizuara në kryeqytet, pati dhe një “Duel” në distancë mes divave Rita Ora dhe Dua Lipa.

 

Dua Lipa ka thënë se mblodhi 200 mijë njerëz në shesh, ndërsa Rita Ora 250 mijë.

Por çfarë mendojnë parlamentarët tanë për këtë duel?

“Piranjat” e moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj në Abc na sjellin disa prej përgjigjeve më pikante.

Kush nga artiste ka mbledhur më shumë njerëz në sheshe?

Ervin Salianji mendon se kjo nuk është garë mitingjesh, është nder që janë të dyja përfaqësuese të Shqipërisë.

Agron Duka mendon se të dyja kanë fituar.

Belind Këlliçi shprehu dëshirën që kur të vijë një artist tjetër në Shqipëri të mbledhë 300 mijë persona në shesh.

Flamur Noka mendon se është gazetari i “Piranjave” ai që ka mbledhur më shumë njerëz.

Damian Gjiknuri deklaroi se pëlqen muzikë tjetër, por për çfarë zhanri e kishte vallë fjalën numri 2 i Partisë Socialiste?

Ministrja Frida Krifca deklaroi se u kënaq shumë te Dua Lipa.

Sali Berisha tha se këto vajza përfaqësojnë kombin në mënyrën më dinjitoze.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!