Dueli me Romën: Pioli rikuperon një titullar, “sirena” spanjolle për kapitenin

schedule20:56 - 25 Tetor, 2020

schedule 20:56 - 25 Tetor, 2020

Ndeshja me Romën po afron, kuqezinjtë presin në “San Siro” të hënën në mbrëmje (20:45) verdhekuqtë e Marash Kumbullës dhe trajneri Stefano Pioli ka marrë lajme pozitive përpara duelit të javës së pestë në Serie A.

Hakan Calhanoglu ka lënë pas krahëve problemet në kyçin e këmbës dhe sot është stërvitur me ekipin. Grumbullimi i tij për ndeshjen e nesërme është i sigurt, teksa mendohet se turku do ta nisë nga pankina sfidën me Romën.

Ndërkohë, në Spanjë janë të dashuruar pas Alessio Romagnolit. Kapiteni i kryesuesve të Serie A, pëlqehet shumë nga Barcelona dhe Real Madrid sipas raportimeve të TodoFichajes. Kontrata e tij me kuqezinjtë përfundon në verën e vitit 2022.

Drejtuesit e Milanit kanë nisur bisedimet për rinovimin me 25-vjeçarin, i cili kërkon një kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe rritje të konsiderueshme të rrogës. /abcnews.al