Dueli me Realin, Benitez: Liverpool të durojë, Anfield bosh problem i madh

schedule13:57 - 12 Prill, 2021

schedule 13:57 - 12 Prill, 2021

Real Madrid apo Liverpool, të mërkurën do të mësojmë se cila nga këto dy skuadra do të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League. Kampionët e Spanjës fituan 3-1 takimin e parë në shtëpi, por “The Reds” nuk janë dorëzuar dhe do të tentojnë përmbysjen në “Anfield”.

Rafa Benitez i ka drejtuar të dy ekipet dhe analizon sfidën e datës 14 prill. “Me një gol, Liverpool do të kthehej në garë për kualifikimin. Kryesorja do të jetë që të mos nervozohen, Liverpool nuk duhet të ngutet dhe duhet të qëndrojë gjatë gjithë ndeshjes i përqendruar.

 

 
Benitez dhe Gerrard me trofeun e Champions League (2005)

Goli mund të vijë në çdo moment, por nevojitet agresivitet i madh dhe intensitet më i madh se ai me të cilin luajtën në Madrid. Fati i keq i Liverpool është mungesa e tifozëve, ata i japin një shtysë të madhe skuadrës me mbështetjen e tyre.

Gjatë aventurës time tek ky ekip, publiku i Anfield ka qenë një faktor i rëndësishëm, një nga motivet e sukseseve të klubit. Reali? Ata janë një skuadër e ekuilibruar. Casemiro i lejon Kroos dhe Modric të lëvizin lirshëm rreth tij, por ndihmon edhe anësorët të avancojnë“, deklaroi Benitez. /abcnews.al