Dueli i milionave në finalen e Kupës, 5 më të shtrenjtët te Laçi e Vllaznia

schedule17:20 - 31 Maj, 2022

schedule 17:20 - 31 Maj, 2022

Vllaznia e Laçi përballen mes tyre në finalen e Kupës së Shqipërisë në orën 19:00, ndërkohë që të dyja ekipet e duan këtë trofe.

Veç duelit në fushë, mund të ketë edhe një për vlerat e kartonëve të futbollistëve, referuar faqes Transfermarkt.

Tre më të shtrenjtët i ka skuadra e Laçit, që e ka mbyllur sezonin në vendin e dytë në kampionat.

Guindo vlerësohet me 500 mijë euro, kurse Deliu e Shehu me 400 mijë euro. Dajsinani e Roganovic janë në pesëshen më të shtrenjtë të kurbinasve.

Te Vllaznia më i shtrenjti është Liridon Latifi, me vlerë kartoni 350 mijë euro, po aq sa Ardit Krymi që luan sonte ndeshjen e fundit me Vllazninë. Jonuzi, Aralica, Hakaj dhe Victor Da Silva vlerësohen me 325 mijë euro. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!