Me barazime ka nisur edhe java e katërt e Abissnet Superiore, madje në një ndeshje derbi si Dinamo-Partizani. Në duele të tilla janë të tria rezultatet, por sot në Rrogozhinë e Korçë do kërkojnë të shijojnë fitoret e para.
Prej orës 13:45 luhet takimi i parë, midis Egnatias dhe Kastrioti. Skuadra e Maganit, pas barazimit në shtëpi me Skënderbeun do tentojë të bëjë autokritikë ndaj krutanëve që gjithashtu duan të marrin pikë.
Pritet një duel i luftuar, sikurse ai i orës 16:45. Skënderbeu përballet me Vllazninë, një ekip që kërkon titullin kampion.
Gjithsesi në fushë gjërat ndryshojnë dhe deri më tani është treguar se diferenca mes ekipeve nuk ka dhe çdo rezultat është i mundshëm. / abcnews.al