Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Duelet italo-spanjolle në Europa League, UEFA merr vendimin përfundimtar

schedule16:33 - 11 Mars, 2020

schedule 16:33 - 11 Mars, 2020

Tani është gjithçka zyrtare. Ndeshjet e Europa League: Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma nuk do të luhen. Këto sfida ishin programuar të luheshin nesër dhe janë duelet e para të raundit të 1/8 të këtij kompeticioni.

Koronavirusi ka bërë të veten dhe nuk do të ketë futboll në Spanjë dhe Itali. UEFA ka marrë vendimin dhe lajmëron tifozët me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ndeshjet do të luhen në një datë të mëvonshme, që nuk është përcaktuar ende.

Morëm këtë vendim për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet italiane dhe spanjolle“, shkruan UEFA, duke plotësuar dëshirën e klubeve, që ishin pro shtyrjes së takimeve. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!