Dubai, akoma i sigurt? Gazetarja: Arrestimi i Durim Bamit tregon se po vjen një “erë e re”! Sokolaj: Shqipëria ka dëshmuar progres

schedule21:26 - 17 Qershor, 2024

schedule 21:26 - 17 Qershor, 2024

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, gazetarja Anduena Llabani foli për arrestimin e Durim Bamin duke komentuar edhe kriminalitetin dhe personazhe të botës së krimit që “strehohen” në Dubai.

Ajo u shpreh se arrestimi i Durim Bamit tregon se një “erë e re” po vjen dhe se do të ketë edhe emra të tjerë të botës së krimit që mund të arrestohen.

Nga ana e tij gazetari Trashëgim Sokolaj, Vitet e fundit Shqipëria ka dëshmuar progres sa i përket procedurave të ekstradimin, ndërsa nënvizoi se nëse Shqipëria arrin të ekstradojë Durim Bamin dhe t’i ofrojë një marrëveshje bashkëpunimi do të ishte një arritje shumë e madhe.

Pjesë nga intervista në studio:

Anduena Llabani: Është një erë e re, do të kemi konkluzione shumë konkrete sa i përket emrave të botës së krimit që prej vitesh jetojnë në Dubai. Nëse në historinë shqiptare të ekstradimeve kemi pasur sfida të pasuksesshme, ka një shkak…Ministria e Drejtësisë. Asnjë dokument për persona të arrestuar nuk ka pasur dokumentacionin e duhur…Kjo ose janë të paaftë, ose ka diçka që fshihet…

Gazetarja Aida Topalli: Personat që janë të kërkuar ndërkombëtarisht u tha që gjyqtarët e Emirateve të Bashkuara e bëjnë ekstradimin. Pra nëse dorëzohet dokumentacioni përkatës edhe ekstradimi mund të bëhet. Nëse flasim për personazhe si Durim Bami ai ka investuar atje, por askush nuk i do personazhet problematikë.

Trashëgim Sokolaj: Flasim për persona që janë ndaluar nga policia e Dubait. Një pjesë e tyre jetojnë hapur, madje në rrjete sociale kanë qarkulluar edhe me makina luksoze. Dubai nuk është problematik vetëm për Shqipërinë. Unë besoj që vitet e fundit Shqipëria ka dëshmuar progres në procedurat e ekstradimit, jo vetëm me Dubain. Kemi rastin e ekzekutorit të biznesmenit Nikulaj që u arrestua në Marok. Rasti i Durim Bamit është një nga ato personazhet shumë komplekse…dhe ka rënë në rrjetë. Nëse Shqipëria arrin ta ekstradojë dhe t’i ofrojë një marrëveshje bashkëpunimi që të flasë do të ishte një arritje e madhe.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!