“Duam trajtim të barabartë”, vijnë ankesat e para nga Kategoria e Parë

schedule18:16 - 10 Prill, 2020

schedule 18:16 - 10 Prill, 2020

FSHF ka vendosur të ndihmojë ekonomikisht klubet shqiptare në këtë periudhë krize të shkaktuar nga koronavirusi. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë veç një fond prej 800 milion lekësh për muajt prill dhe maj.

Kjo paketë ndihme nuk përfshin klubet e Bashkive sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv. Në Shqipëri ka shumë të tillë, sidomos në Kategorinë e Parë. Egnatia nuk do përfitojë asgjë dhe ka reaguar nëpërmjet Olsi Drangës, i cili mban postin e administratorit të klubit.

Ne mendojmë që futbolli është një për të gjithë dhe jo i ndarë në Federata të privatit dhe Federata të shtetit. Ekipet janë të gjitha anëtare të një Federate (FSHF). Ne mbetemi në pritje pas një komunikimi që kam pasur me Presidentin e FSHF-së për një zgjidhje të këtij handikapi që prek drejtpërdrejt ekipet që financohen nga Bashkitë .

Rasti prek dhe ekipin e Egnatias, që merr pjesë në Kategorinë e Parë. Ne mendojmë që futbollistët duhen trajtuar në mënyrë të barabartë . Ekipet kur zbresin në fushë ndeshen nën logon e FSHF-së, që është institucioni përgjegjës dhe organizator.

Duke mbetur besimplotë që këtë ndeshje kundër Covid-19 do ta sfidojmë të gjithë bashkë, kërkojmë të rishikohet vendimi i Komitetit Ekzekutiv. Nuk është dita për ta ndarë futbollin, i cili është sporti më i ndjekur në Shqipëri. Kjo paketë financiare duhet aplikuar për të gjithë në mënyrë të barabarte. Futbolli bashkon nuk ndan“, lexohet në komunikatën e klubit nga Rrogozhina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!