Lille, PSG dhe Monaco po luftojnë për titullin kampion në Francë, kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar. Diferenca nga vendi i parë në të tretin është vetëm dy pikë dhe kuptohet që deri në fund do ketë garë të ashpër.
Lille sonte përballe me Nice në shtëpi dhe tifozët e skuadrës mike kanë befasuar, duke i kërkuar skuadrës së tyre që të tolerojnë kundërshtarin.
Ata e kanë bërë diçka të tillë në mënyrë të hapur, duke shpalosur një mesazh jashtë stadiumit: “Bëni qejf si shërbëtorë, ne duam Lille kampione“. Me siguri ky mesazh shkon kundër PSG, që ka një pikë më pak se Lille. /abcnews.al