“Dua thjesht që fëmija im të jetë i lumtur”, Albes Fusha: Çfarë duhet të kenë kujdes të rinjtë

schedule11:10 - 25 Tetor, 2023

schedule 11:10 - 25 Tetor, 2023

Fotografi dhe drejtuesi i katedrës së fotografisë në Universitetin e Arteve, Albes Fusha, ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë që e duan fotografinë.

“Mesazhi që kam për të rinjtë, është të vijnë në fakultetin tonë. Nuk do të mësojnë fotografinë, por mënyrën se si do ta shohin fotografinë, mënyrën se si duhet ta përjetojnë fotografinë, mënyrën se si duhet të përfitojnë në sensin e mirë nga fotografia, duhet të kuptojnë se çfarë është fotografia art dhe çfarë është bërja e një imazhi ndonjëherë dhe të rëndomtë”, u shpreh Fusha në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Sa i përket, fëmijëve të tij, ai tha se si djali dhe vajza e pëlqejnë fotografinë, do të donte që të ndiqnin traditën familjare, por si çdo prind i ka lënë të lirë në zgjedhjet e tyre.

“Unë kam djalin dhe vajzën që e pëlqejnë fotografinë, por akoma nuk janë në ato shinat profesionale. Si dëshira e çdo prindi, edhe unë dua që fëmijët të jenë në vazhdimësi të traditës së familjes sonë. Por unë jam nga ata prindër që mendoj që fëmija duhet të jetë thjesht i lumtur, pa e kufizuar. Djali vizaton shumë, fantazia, mënyra se si i përceptojnë gjërat, që vjen nga interneti, padyshim dhe ADN-ja”, shtoi Fusha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!