“Dua të transferohem te Real Madrid”, mbrojtësi i Francës vendos për të ardhmen

schedule15:58 - 26 Qershor, 2021

schedule 15:58 - 26 Qershor, 2021

Sergio Ramos është larguar tashmë nga Real Madrid dhe Raphael Varane do të jetë me shumë mundësi largimi tjetër i madh nga madrilenët. Ka ardhur David Alaba, por duhet edhe një tjetër qendërmbrojtës i nivelit të lartë.

Jules Kounde është dëshirë e Real Madrid prej kohës, por mbërritja te francezi ka qenë shumë e vështirë. Së fundmi ka qenë vetë lojtari që ka marrë iniciativën e tij për të kaluar te madrilenët. ABC në Spanjë raporton se Kounde ka zgjedhur Real Madridin si klubin e tij të ardhshëm.

Me gjithë dëshirën e të riut, finalizimi i këtij operacioni nuk është aspak i lehtë. Sevilla kërkon të paktën 80 milionë euro për qendërmbrojtësin dhe nuk lëviz aspak nga ky pretendim. Real Madrid i ka ato para, por dëshiron t’i investojë për një mes Mbappe dhe Haaland. /abcnews.al