“Dua të marr letrat amerikane”, Lei Kraja merr propozimin interesant nga Amarildo i Kosheres: Me mua jo! Bëji të fala…

schedule20:58 - 15 Maj, 2022

schedule 20:58 - 15 Maj, 2022

Lei Kraja ishte e ftuar këtë puntatë në spektaklin e humorit “Kosherja” në Abc. Moderatorja është takuar me Amarildon e “Kosheres”, nga i cili mori një propozim interesant. Ai kërkon që të martohet me Lein për të marrë letrat amerikane. Por çfarë mendon moderatorja për këtë ide?

Pjesë nga biseda:

Amarildo: Kam një propozim. A martohemi bashkë për letra?
Lei: Ohuuu! Një tjetër propozim për martesë. Ne nuk njihemi bashkë. Si do të martohemi?
Amarildo: Martohemi me gjasme.
Lei: Çfarë ofron ti dhe çfarë përfitoj unë?
Amarildo: Përveçse do të quhesh ish gruaja e burrit të Encës. Do të të shtohet dhe jeta duke qeshur…
Lei: Kur të ndahemi ne të dy, si do t’ja thuash mamit?
Amarildo: Do t’i them se më linte pa ngrënë. Na ndan vetë ajo.
Lei: Për çfarë i do letrat?
Amarildo: Dua t’i prish mendjen Encës me letrat amerikane.
Lei: Të fala bëji Encës por me mua jo!

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!