“Dua shi, jo diell!”, Rama nga Dibra: Të mbrojmë me çdo kusht çmimin e energjisë, tregu është çmendur

schedule10:42 - 29 Tetor, 2022

schedule 10:42 - 29 Tetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të shtunë në Dibër.

Rama u takua me operatorët turistik për të diskutuar mbi zhvillimin e turizmit në Dibër.

Kryeministri e nisi fjalën e tij me batuta për diellin e shiun, duke thënë se në këtë periudhë është e nevojshme që të ketë reshje shiu, në mënyrë që Shqipëria mos të importojë energjinë elektrike, për të mos rritur çmimin e energjisë.

“Unë nuk e dua diellin, dua shiun! Nëse nuk kemi shi, kemi hallin e madh të energjisë elektrike, pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ikur fare është çmendur komplet. Na duhet shiu, për të mbrojtur me çdo kusht çmimin e energjisë eklektike për familjarët dhe sipërmarrësit,” tha Rama nga Dibra./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!