“Dua një dhomë të mirë”, dosja e plotë: Lidhja e trafikantëve me biznesmenin dhe shefin e burgut

schedule10:22 - 3 Shkurt, 2022

schedule 10:22 - 3 Shkurt, 2022

“ABC” ka siguruar dosjen e plotë të hetimit që çoi pas hekurave 26 zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë, por edhe të dënuar që drejtonin aktivitetin e lojërave të fatit nga qelia në Elbasan, Peqin dhe Drenovë, ndërsa fusnin drogë dhe sende të tjera pa asnjë problem. 26 persona u vendosën në masë arresti dhe dy të tjerë në arrest shtëpie.

Por si nisën hetimet dhe si ra prokuroria në gjurmët e tyre?

Gjithçka nisi në 08.11.2021 kur u arrestuan tre persona me 30 kilogramë kanabis në Prrenjas. Makina drejtohej nga Genci Xhahysa dhe brenda ishin pasagjerët Ervin Velia dhe Engli Pjeçi që të tre banorë të Bashkisë Kavajë. Pas arrestimit Genci Xhahysa, Engli Pjeçi dhe Ervin Velia u vunë në përgjim.

Lexo edhe: Miliona lekë, armë, drogë dhe bixhoz, emrat e të gjithë të arrestuarve: Të dënuar VIP dhe zyrtarë

Rezultoi se ishin pjesë të këtij rrjeti ku ishin të përfshirë të burgosur dhe zyrtarë të burgjeve. Komunikimet zbulojnë rolin e Gentjan Gjatës, që është pronari i biznesit brenda Institucionit të paraburgimit Elbasan dhe rolin e Hysni Ndreut, që ishte shefi i paraburgimit.

Pjesë nga dosja dhe përgjimet

-Genci Xhahysa: “I thashë këtij çunit të marrë Dardanin, e ti thotë të vejë direkt, i tregova venin, të vejë direkt për të marrë ato të katra”.

Nga procesverbali i dates 09.11.2021, mbi kqyrjen e pjesshme të aparatit telefonik celular të sekuestruar shtetasit Genci Xhahysa , në datë 09.11.2021, në rubrikën e kontakteve telefonike të regjistruara në menunë e këtij aparati telefonik celular, rezulton të jetë i regjistruar kontakti me emrin “Dardani” me numër telefonik celular: 0692583757.

Me vendimin datë 11.11.2021 është lejuar përgjimi telefonik i cili përdoret nga shtetasi i quajtur Dradan, vendim i cili është vleruar nga gjykata e Shkallës së parë Elbasan me vendimin nr 954 datë 13.11.2021.

Nga përgjimet telefonike rezulton se shtetasi i quajtur Dardan i cili përdor nr e telefonit 0692583757 komunikon më shtetasin Genci Xhahysa i cili përdor në ambjetet e paraburgimit numrin fiks të këtij institucioni.

Nga përgjimi i këtyre bisedave rezulton se shtetasi Genci Xhahysa nëpërmjet numrit telefonik 054500459 i cili ndodhet në ambjentet e IEVP Elbasan i kërkon Dardanit i cili përdor nr + 757 që nëpërmjet pronarëve të lokalit i cili ndodhet përpara derës kryesore të hyrjes së këtij institucioni të japë shuma të ndryshme parash punonjësve të paraburgimit me qëllim marrjen prej tyre të favoreve të ndryshme si akomodimi në dhomë të mirë dhe që ai të jetë së bashku me dy personat nën hetim Ervin Velia dhe Engli Pjeçi.

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet ambjentale rezulton se shtetasi Dardan Xhahysa porositet nga shtetasit Genci Xhahysa dhe Ervin Velia që të dërgojnë tek shtetasi Gentjan Gjata një shumë prej 20.000 lekë me qëllim që ky i fundit tia japë shtetasit Hysni Ndreu dhe shtetasit Gazmir Meta me qëllim futjen në një dhomë të mirë në momentin që ata të mbarojnë karantinën.

Në përgjimet telefonike rezulton se shtetasit Genci Xhahysa i thotë Dardanit qe kur të takohet me shtetasin Gentjan Gjata tia japë paratë dhe ti thotë janë porosia e Rigers Mihas. Nga përgjimet ka dyshime se ldhjen mes Hysniut dhe Genci Xhahysës dhe Ervin Veliut e ka bërë i paraburgosuri Riges Miha.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!