Dua Lipa zhvendoset në SHBA për të qenë pranë të dashurit të saj

schedule10:45 - 11 Gusht, 2020

schedule 10:45 - 11 Gusht, 2020

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore. Ylli shqiptar i muzikës pop po shijon suksesin e këngës më të re në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny, ndërkohë që ka paralajmëruar disa hite të tjera, që do të publikohen këtë muaj.

Ylli i hitit “New Rules” prej më shumë se një viti po shijon romancën me Anwar Hadid, me të cilin nuk nguron të ndajë dhe momente të veçanta në rrjete sociale. Por, së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se këngëtarja shqiptare ka lënë Londrën, për t’u zhvendosur në Los Angeles për të qenë më pranë Hadid.

Ylli po largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit në mes të pandemisë

Sipas “The Sun”, Dua është zhvendosur në Los Angeles, për shkak të situatës së Covid dhe frikës së mbylljes së fluturimeve midis Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Raportohet se ajo ka marrë një shtëpi pranë tij në Beverly Hills. “Ishte e vështirë për të shkonte në SHBA sepse familja dhe miqtë e saj janë të gjithë në Londër.”, tha një burim për The Sun. /abcnews.al/

Pasi kaloi tre muaj në mbyllje me të në Londër, ajo po vendos shtëpi në një pronë luksoze pranë familjes së tij në Beverly Hills