Dua Lipa ka ardhur në Tiranë. E shoqëruar me familjen e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid, ajo është takuar me Erion Veliajn. Kryetari i Bashkisë i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme.
Veliaj iu dhuroi gjithashtu dhe babait të saj, Dukagjinit si dhe partnerit të saj nga një fanellë të personalizuar nga ekipi i futbollit të Tiranës. Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e Billboard 200.
Kjo ishte një surprizë për fansat e saj shqiptarë. Në fakt, prej disa kohësh është përfolur se këngëtarja do të vijë në Tiranë por vetë këngëtarja nuk pati dhënë detaje. Dyshimet u shtuan gjithashtu pas disa fotove që publikoi në Instagram, të cilat i shoqëroi me disa emoji me simbolin e flamurit. /abcnews.al
View this post on Instagram