Dua Lipa viziton Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu

schedule16:17 - 24 Korrik, 2021

schedule 16:17 - 24 Korrik, 2021

Këngëtarja e njohur Dua Lipa gjatë qëndrimit në Shqipëri ditën e sotme ka vizituar Krujën. Gjatë vizitës Dua ka qenë e shoqëruar nga familja.

Në faqen e Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës janë postuar fotot e këngëtares shqiptare me famë botërore me mbishkrimin “Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipan dhe familjen e saj”.

Në vizitën që po zhvillon në Shqipëri Dua Lipa është pritur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ka takuar edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe figura të tjera të njohura./ Abcnews.al