Dua Lipa ka arritur të rrëmbejë një tjetër çmim Grammy. Fituesja e çmimit artisja e re më e mirë e vitit 2019 ka shtuar një tjetër “Grammy” në listën e saj, duke u nderuar me çmimin “Best Pop Vocal Album”.
“Uau, shumë faleminderit. Kjo është një çmenduri. “Future Nostalgia” do të thotë bota për mua që e ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia.”, u shpreh ndër të tjera Dua.
Ajo vazhdoi më tej duke falenderuar fansat, menaxherin dhe ekipin e saj. “Kjo do të thotë për mua kaq shumë. Faleminderit familjes dhe miqve të mi që po më shikojnë nga shtëpia, ju dua, faleminderit,” shtoi më tej ajo. Lipa interpretoi “Don’t Start Now”, këngë e cila u nominua gjithashtu për çmimin kënga e vitit.
Përpara eventit, Lipa foli me revistën People rreth albumit të saj tashmë fitues të Grammy-t. “Kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhte në një milion vjet, që unë të promovoja albumin tim nga divani.“, tha Dua. /abcnews.al