Është padyshim një ndër emrat më të përfolur të muajve të fundit. Dua Lipa ka tejkaluar çdo parashikim vitin që lamë pas me sukseset e saj të njëpasnjëshme falë albumit “Future Nostalgia”.
Ky projekt është renditur në vendin e dytë përsa i përket albumeve më të dëgjuara në botë duke lënë pas emra të njohur të industrisë muzikore botërore. Për më tepër, Lipa është nominuar për katër kategori në Billboard Music Awards.
Ndërkohë, që së fundmi bukuroshja shqiptare ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj. Bëhet fjalë për kënhën “Don’t Start Now”, me të cilën ka kaluar shifrën e 500 milion klikimeve në Youtube, duke u bërë kështu kënga e shtatë me videoklip e Duas që arrin këtë shifër.
/abcnews.al