Dua Lipa theu rekord botëror në Tiranë

schedule16:10 - 29 Nëntor, 2022

schedule 16:10 - 29 Nëntor, 2022

Dua Lipa mbajti mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh.

Ndonëse nuk dihet ende pjesëmarrja e saktë, sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë. Po kështu, sipas kësaj faqeje, këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje.

Postimi është shpërndarë nga vetë këngëtarja.

/abcnews.al