Dua Lipa takohet me Elton John dhe bën gjestin e veçantë

schedule22:13 - 8 Prill, 2021

schedule 22:13 - 8 Prill, 2021

Dua Lipa ka ndarë mbrëmjen e sotme një fotografi ku shihet krah Elton John. Këngëtarja shqiptare zbuloi gjithashtu një surprizë, teksa është shprehur se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

“Shikoni kë takova më në fund sot në prova!!! Jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që do të performoj në #EJAFOscars në 25 Prill me Elton John në mbështetje të punës mahnitëse që @EJAF po bën për të ndihmuar të rinjtë në të gjithë botën që jetojnë me ose në rrezik të HIV.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar Lipa.

Kujtojmë që më parë, Elton John ka shprehur admirimin për albumin e Dua Lipës. “‘Future Nostalgia’ kapi zellin e asaj që njerëzit donin. Ata donin diçka lart, ata donin diçka argëtuese dhe çdo pjesë në album është fantastike. Ne nuk ndalemi së dëgjuari. Djemtë e mi e duan, David gjithashtu e adhuron.”, tha John./abcnews.al