Dua Lipa shkruan historinë, artistja femër që ka qëndruar më së shumti në “Billboard Hot 100”

schedule22:30 - 14 Mars, 2022

schedule 22:30 - 14 Mars, 2022

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të shënoi suksese të njëpasnjëshme. Me këngën “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, ajo ka arritur suksesin e radhës. Ajo është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.

Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.

Këtë lajm të gëzuar interpretuesja e ka shpërndarë edhe në llogarinë e saj në Instagram, aty ku numëron mbi 80 milionë ndjekës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!