Dua Lipa shijon pushimet në brigjet shqiptare, publikon foto nga jahti luksoz

schedule14:54 - 30 Korrik, 2021

schedule 14:54 - 30 Korrik, 2021

Dua Lipa po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid në Shqipëri. Pasi inspektoi kopshtin që po ndërtohet me financimin e saj, Dua iu drejtua jugut të vendit për të shijuar disa ditë relaksi.

Së fundmi, autorja e hitit “Levitating” ka ndarë disa momente të tjera ku shihet në jaht ndërsa hidhet në det me Anwar-in. Përsa i përket muzikës, Dua sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Demeanor”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Gjatë konferencës për gazetarët që mbajti pak ditë më parë, Dua foli dhe për mundësinë e realizimit të një kënge në shqip. Dua u shpreh se ka ende shumë punë dhe ndoshta kjo mund të arrihet nëpërmjet modernes dhe tradicionales shqiptare. /abcnews.al