Dua Lipa shfaq hiret e saj pas ditëlindjes

schedule20:25 - 23 Gusht, 2019

schedule 20:25 - 23 Gusht, 2019

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të komentuara të momentit. Përveç muzikës së saj, bukuroshja me origjinë kosovare ka marrë vëmendjen edhe prej lidhjes me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar.

Çifti i ri është fotografuar së fundmi në Malibu, teksa po kalojnë disa pushime së bashku. 24-vjeçarja është fotografuar me një palë bikini të bardha duke shfaqur të gjithë fizikun e saj të mrekullueshëm.

Dua dhe Anwar u fotografuan duke bërë sërf. Kjo dalje publike e çiftit vjen një ditë pasi festuan ditëlindjen e 24-ërt të Duas. Gjatë darkës luksoze të pranishëm me ta ishin dhe një grup miqsh.

/abcnews.al