Dua Lipa shënon një tjetër sukses me “Future Nostalgia”

schedule16:53 - 3 Maj, 2021

schedule 16:53 - 3 Maj, 2021

Sukseset përgjatë vitit të fundit për Dua Lipën kanë qenë të shumta. Oguri që i dha një famë të jashtëzakonshme ishte pikërisht dhe albumi “Future Nostalgia”, që përpos faktit se u publikua në një periudhë të vështirë për botën, në fillim të pandemisë, arriti të bënte jehonë dhe të klasifikohej si ndër më të mirët.

Krahas vlerësimeve të shumta, Future Nostalgia vazhdon të pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe këtë e ka treguar këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Albumi i ikonës shqiptare të muzikës ka arritur të renditet në vendin e dytë si më i dëgjuari në platformën Spotify.

Dua ka lënë pas kështu “After Hours”, albumin e suksesshëm të artistit kanadez, The Weeknd. Sakaq, kujtojmë që Dua është nominuar për katër kategori në eventin “Billboard Music Awards” për “100 artistët më të mirë”, “Këngën më të mirë radio”, “Artisten më këngën më të mirë në radio” dhe “Artisten më të mirë femër”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!