Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dua Lipa shënon një tjetër rekord me albumin “Future Nostalgia”

schedule15:36 - 9 Prill, 2021

schedule 15:36 - 9 Prill, 2021

Sukseset e shumta e kanë shoqëruar Dua Lipën përgjatë vitit që lamë pas. Këngëtarja shqiptare me famë botërore u cilësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë kur bota po futej në izolim.

Krahas shumë vlerësimeve, “Future Nostalgia” është renditur së fundmi në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar”. Këtë tremujor të parë janë shitur 68.926 kopje.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Dua, ku shprehet e lumtur për këtë arritje. “Çmenduri, faleminderit”, ka shkruar ajo. Kujtojmë që Dua zbuloi një ditë më parë se do të marrë pjesë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!