Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur të bëhet një ndër emrat më të lakmuar të tregut ndëkombëtar, sidomos përgjatë kohëve të fundit, me suksesin e albumit “Future Nostalgia”. Një ndër këngët që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm është dhe Levitating”.
Pak muaj më parë ajo solli një version të ri të kësaj kënge në bashkëpunim me DaBaby. Së fundmi, “Levitating” ka arritur të bëhet kënga që ka qëndruar më së shumti në top 10-en e “Billboard Hot 100” nga një artiste, konkretisht 21 javë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Dua përmes një postimi në rrjete sociale.
Ndërkohë, është bërë me dije se artistja shqiptare po punon për të sjellë një tjetër album, por që do të jetë krejt ndryshe nga “Future Nostalgia”. Ishte bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish i cili tha: “Mbase jeni duke pritur që të bëjë një pushim por ajo thotë se “Mirë, çfarë tjetër?” Interesat, njohuritë, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet.”
/abcnews.al