Dua Lipa reagon pas protestave në SHBA, i quan mbështetësit e Trump terroristë

schedule10:59 - 7 Janar, 2021

schedule 10:59 - 7 Janar, 2021

Dua Lipa ka reaguar pas trazirave në Uashington dhye vërshimin e demonstruesve, mbështetës të presidentit Donald Trump në Kapitol. Teksa ka publikuar një imazh nga trazirat e djeshme, këngëtarja shqiptare i konsideron mbështetësit e Trump si terroristë.

Kujtojmë që Dua nuk ka nguruar asnjëherë të shprehet kundër qeverisë së Trump dhe politikave që ka ndjekur. Gjatë fushatës për zgjedhje, artistja shqiptare iu drejtua fansave të votojnë kandidatin demokrat, teksa përmendi mbështetjen e vazhdueshme që Biden ka treguar ndaj Kosovës gjatë luftës me Serbinë. /abcnews.al