Dua Lipa ka reaguar ndaj komenteve të reperit DaBaby gjatë performancës së tij në festivalin “Rolling Loud” në Miami fundjavën e kaluar. Reperi, me të cilin Dua Lipa ka sjellë një duet, ftoi publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe homoseksualëve.
Mes shumë komenteve, kjo solli dhe reagimin e këngëtares shqiptare e cila shkroi në instagram se është tronditur nga këto deklarata të kolegut të saj. “Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar.
E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS”, shkruan Dua Lipa në një postim në Instagram. /abcnews.al